
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur ditën e sotme për të raportuar në komisionin parlamentar të Medias dhe Edukimit, pas pretendimeve se në fakultete gjatë protestës së studentëve, nga ana e policisë është ushtruar dhunë.
Fillimisht ministri ka debatuar me kryetaren e komisionit, demokraten Albana Vokshi, duke i kërkuar të dijë se në bazë të cilit nen e ka thirrur, duke i kujtuar se në bazë të nenit 80 të Kushtetutës, ka tre javë afat për raportim.
Megjithatë ministri mohoi që të jetë ushtruar dhunë nga ana e efektivëve të policisë.
Po ashtu ai tha se incidentet kanë qenë të provokuara nga provokatorë të cilët synonin të nxisnin incidentet.
“Është atakuar policia dhe jo e kundërta, policia nuk ka atakuar askënd. Nuk ka asnjë kallëzim, për ushtrim dhune nga policia ndaj studentëve”, u shpreh Lleshaj.
Por Vokshi insistoi duke kërkuar se kush e dha urdhrin që policët ushtruan dhunë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






