
Prej disa javësh policia italiane e Barit, ishte vënë në ndjekje të një bande hajdutësh të cilët lëviznin me një makinë ‘Bmw 530’ me ngjyrë të zezë.
Pavarësisht ndjekjeve të herë pas hershme, hajdutët arrinin që të zhdukeshin.
Por natën duke zbardhur e marta, në zonën Triggiano të Bari, Itali, karabinierët pikasën ‘Bmw-në’ e zezë, e cila rezultonte e vjedhur në zonën e Noci në 1 shkurt.
Brenda saj ishin katër persona, të cilët pasi pikasën policinë tentuan manovrat për të shpëtuar, madje përplasën edhe makinën e policisë, duke e nxjerr nga rruga.
Pas një ndjekje të gjatë me vrap, njëri prej të dyshuarve u arrestua, ndërsa tre të tjerë arritën të largohen në fushat përreth.
I arrestuari është një 23-vjeçar shqiptar, me banim në zonën e Triggiano, i cili rezulton person me precedentë penalë.
Në makinë u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, një çifte, sende të vjedhura dhe leva hekuri. Ndërkohë si pasojë e përplasjes së makinës së hajdutëve me atë të policisë, dy karabinierë pësuan lëndime të lehta.
Aktualisht hetimet janë në vijim për identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, të cilët gjithashtu mendohet se janë shqiptarë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





