








Pak muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë, si fryt i lidhjes disa vjeçare me partnerin e saj.
Por këngëtarja Blerina Braka, tashmë ka vendosur të martohet, madje ka caktuar edhe ditën e dasmës.
Teksa këtë të martë ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, Blerina Braka, Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi, ky i fundit zbuloi se Blerina do të martohet së shpejti.
“Vërtet këngëtarët e live-it janë të pakët në numër dhe këtë e shikon sidomos kur do të
marrësh dikë për dasmë, ja Blerina do martohet për shembull dhe s’po di kë këngëtar të marrë”, ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura.
Më pas këngëtarja u pyet nga moderatorja, nëse ka ndërmend të këndojë vetë në dasmë dhe se kur do të mbahet ceremonia
“E kemi vendosur si datë, por akoma s’jam e sigurt nëse duhet ta bëj publike”, ka thënë
Blerina duke mos zbuluar më detaje për këtë dasmë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





