Transmetuar më 05-02-2019, 21:53

Prindërit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një shqetësim serioz për fëmijt e tyre.

Kjo vetëm për shkak të një filmi vizatimor, ndërsa këshillojnë që të mos i lejojnë fëmijët që të shohin shumë "Peppa Pig".

Fëmijët kanë nisur të gërrhasin në fund të fjalive pasi shohin shumë Peppa Pig në televizor, laptop, tableta apo celularë.

Disa prindër po shqetësohen shumë nga ai që e quajnë “Efekti Pepa”.

Në faqen e prindërve Romper, disa amerikanë kanë shtruar shqetësimin se fëmijët po imitojnë derrkucët e serialit.

“Në fillim u kënaqa që vajza po tërhiqej nga një serial, por tani ka filluar të bëjë si derrkuc pasi përfundon fjalitë”, shkruajnë prindërit.

Seriali vizatimor është shumë i famshëm te fëmijët e vegjël të grupmoshës 2-6 vjeç./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd