

Pasi e drogoi, një burrë filmoi të dashurën e tij teksa kjo e fundit ndërroi jetë.
Louella Fletcher-Michie, vajza aktorit John Michie, u gjet e pajetë në pyll, në vendin ku u mbajt Bestival në Dorset në vitin 2017.
Ndërkohë, i dashuri i saj, Ceon Broughton mohoi në gjykatë vrasjen e 24-vjeçares dhe akuzën se i dha drogë.
Në Gjykatën Ëinchester u dëgjua nga gjyqtarët se 29-vjeçari filmoi Fletcher-Michie ndërsa ishte e sëmurë rëndë.
Ndërkohë gjykata ka disponuar një video ku vajza i kërkonte djalit që të telefononte nënën e saj, por ai refuzoi.
Carol Fletcher-Michie foli me vajzën e saj më vonë dhe ajo u shqetësua pasi e dëgjoi duke qarë.
Prindërit e 24-vjeçares u nisën menjëherë drejt festivalit, tha prokurori.
Ende mbeten shumë piëpyetje nga kjo ngjarje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





