Transmetuar më 05-02-2019, 18:49

Prindërit shqetësohen kur fëmija i tyre kalon një gjendje gripale, edhe kur një gjë e tillë mund të jetë normale.

Lëngjet janë të rekomandueshme gjatë periudhave të tilla, por një kujdes duhet pasur.

Edhe pse lëngu i portokallit i shtypur është më i freskët dhe i shëndetshëm se lëngu i blerë,  i cili ka sheqerna të shtuara, përbërës kimikë për konservimin për një periudhë sa më të gjatë, nuk është aspak ide e mirë konsumoni gjatë ditëve të trazuara të virozave.

Duke qenë se portokalli bën pjesë në familjen e agrumeve, pavarësisht vlerave ushqyese që përmban, ka edhe përbërës acidikë që irritojnë mukozën e gojës dhe laringun.

Nëse doni që fëmijët tuaj ta konsumojnë duhet ta shoqërojnë me mjaltë oragnik ose me pak ujë të vakët. /k.k/noa.al/