
Martesa më e shkurtër e vitit 2019, është mbajtur në Kuvajt. Çifti protagonist, kërkoi divorcin vetëm 3 minuta pas martesës.
Pasi u martuan para zyrtarit të gjendjes civile, gjithçka dukej se shkonte vaj.
Por më pas, në dalje të ndërtesës, diçka duket se shkoi keq. Nusja u pengua në fustan dhe burri i thirri “budallaqe”.
Sapo gruaja dëgjoi atë fjalë, nuk u mendua dy herë. U kthye mbrapsht, pikërisht në sallën ku ishte martuar për të kërkuar anulimin e martesës.
“Nëse më fyeu 3 minuta pas martesës, imagjinoni çfarë mund të bëj në të ardhmen?”, i tha nusja zyrtarit, shkruan noa.al.
Rasti bëri bujë menjëherë në vend, duke u transmetuar në mediat e Kuvajtit, por jo vetëm, për shkak se nusja vijoi zyrtarisht me kërkesën për divorc. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





