Transmetuar më 05-02-2019, 11:10

Zëdhënësja e Qeverisë, njëherësh ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, flet me shifra lidhur me situatën pas mbylljes së lojërave të fatit.

Ministrja tha se në muajin janar 2018 në baste sportive dhe kazino elektronike, janë shpenzuar zyrtarisht 13 milionë dollarë ose 1.3 miliardë lekë.

Ajo deklaroi se janë afro 50 milionë dollarë të cilat janë kursyet nga shtëpitë e shqiptarëve në muajin janar të vitit 2019, për shkak të ndalimit të aktivitetit të bixhozit.

“Rezultojnë të mbyllura 4364 ambiente ku zhvillohej veprimtari bixhozi. Në dhjetor-janar rezultojnë 2688 mijë biznese të vogla, të cilat janë krijuar në mjediset e basteve sportive dhe kazinove elektronike. Jemi krenar që ndërhym në këtë gosti që ushqehej kryesisht me të varfrit në lagjet tona”, u shpreh Spiropali në një dalje për mediat.

Sipas saj, ligji ndërhyn në favor të shëndoshjes së ekonomisë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd