
Një operacion policor i koduar “Para të paligjshme”, ka vënë në pranga dy persona duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash.
Nga hetimet e policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të gjattë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit, u arrestuan E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.
Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.
Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy të arrestuarit, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





