
Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Të dyshuarit u kapën në flagrancë me çanta të zeza në krahë, brenda të cilave kishte 113 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Mësohet se lënda narkotike u zbulua gjatë natës mes të hënës dhe të martës, në Igumenicë, në zonën pyjore të Leptokarias.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç.
Ata u kapën duke ecur në këmbë në pyll, teksa transportonin çantat me drogë, e cila ishte e ndarë në 99 pako.
Bashkë me ta kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët duke përfituar nga errësira arritën të largohen me vrap, duke u futur në tokën shqiptare. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





