





Moderatorja Rudina Magjistari është nënë e një vajze të vogël, e cila ka marrë gjithë vëmendjen e saj dhe të bashkëshortit.
Pasditen e kësaj të hëne, në emisionin ‘Rudina’, duke biseduar me moderatoren Jona Spahiu, të cilën e kishte ftuar në emision, Rudina zbuloi edhe një detaj mbi rritjen e vajzës Mia.
Ajo tregoi se nuk ka pasur asnjë herë dado, por se për vajzën është kujdesur gjithmonë ajo me të shoqin.
“Nuk kam pasur kurrë dado. Kam pasur sigurisht një zonje që më ndihmon në shtëpi dhe
herë pas here kur unë shkëputesha qëndronte dy orë me të, nëse kisha një punë.
Por kam zgjedhur që unë edhe bashkëshorti im të jemi gjithmonë prezent dhe ta marrin gjithmonë me vete, sa herë që kemi punë e marrim me vete”, tregoi Rudina. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





