
Aksidentet e stisura të automjeteve dhe me shkaktarë të paidentifikuar kanë pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit, ku vetëm në janar janë konstatuar 8 të tilla.
Shoqata e Siguruesve deklaron se ky fenomen ka rritur ndjeshëm detyrimet financiare.
Edvin Libohova, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve: Më dramatike në janar të këtij vit, që ka pasur 8 raste. Kjo do të thotë që me këtë ritëm ne duhet të shkojmë në 100 raste në fund të vitit.
Kjo sjell dy pasoja të mëdhaja, në radhë të parë sjell mospenalizimin e shkaktarëve të vërtetë të këtyre rasteve, që mund të jenë autorë të pasiguruar, dhe dëmton rëndë financat e tregut të sigurimeve.
Për të parandaluar këtë fenomen kërkohet që të merren masa përgjatë gjithë zinxhirit që kryen verifikimet duke nisuar nga ekspertët rrugorë, policia, gjykata apo prokuroria.
Edvin Libohova, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve: Ekspertët rrugorë, me policët, me gjykatësit, avokatët që trajtojnë këtë proces zinxhir dhe nga ana tjetër kemi shoqëritë e sigurimit që duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të punojnë më intesivisht për zbulimin e këtyre rasteve.
INSTAT bën me dije gjatë 2018 numërohen 1.718 duke pësuar një ulje me 260 aksidente krahasuar kjo me 2017. /OraNews
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





