Transmetuar më 04-02-2019, 20:17

Ngrënia e vaktit të mëngjesit do të ishte ideale për një ditë të mirë, por jo të gjithë e bëjnë një gjë të tillë.

Por jo çdo ushqim është i mirë për t’u ngrënë në mëngjes.

Më poshtë janë ushqimet që nuk duhen konsumuar në mëngjes.

Proshutë dhe sallam

Mishi i përpunuar ka nitrate, të cilat janë të lidhura me kancerin. Instituti për Kërkimet e Kancerit (ICR), pak kohë më parë publikoi një listë me dhjetë gjërat që duhen reduktuar për të ulur rrezikun e kancerit dhe një prej tyre ishte eliminimi i nitrateve.

Drithëra me sheqer

Disa drithëra janë plot me karbohidrate dhe me sheqer. Si mund ta bësh dallimin? Kur i ha, sheqeri fillon të kërcasë në dhëmbë. Nëse nuk do që energjia të të bjerë që në fillim të ditës, atëherë duhet t’i eliminosh këto lloj drithërash. Një opsion tjetër? Shto në një filxhan me kos arra për më shumë proteina dhe fibra.

Ëmbëlsira të paketuara (edhe me sherbet)

Ka shumë lloje sheqernash artificiale në treg që shoqërojnë ëmbëlsirat e paketuara. Kanë përmbajtje të lartë fruktoze që mund të çojë në dhjamosje në zonën e barkut dhe yndyrë në organet e brendshme. Është yndyrë që çon në kancer.

Brumërat

Jo vetëm për shkak të përbërjes, por edhe sepse kanë shumë sheqer në përbërjen e tyre. Sheqeri është mënyra më e keqe për të nisur ditën, sepse ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sheqerit në gjak.

Sanduiçë të përgatitur në mikrovalë

Ndër to ka edhe opsione të shëndetshme, por pjesa më e madhe mbushen me kimikate të pashëndetshme nga mikrovala apo sende të ngjashme që përdorin ‘fast food’-et.

Kos me ngjyra

Mund të kenë shumë kalori dhe mund të të shijojnë, por ngjyrat janë veçse ëmbëltues artificialë dhe aspak të shëndetshëm. Zakonisht janë të mbushur me kimikate. Këshillohet për mëngjes vetëm kosi me yndyrë të ulët.