Transmetuar më 04-02-2019, 19:21

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.

Gjatë një takimi me mbështetësit e LSI-së në njësinë numër 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi renditi disa prej arsyeve krysore se përse shqiptarët duhet të reagojnë.

“Ne sot mbajmë vendin e parë në Evropë për azilkërkues, u premtuan 300 mijë vende punë dhe  janë 400 mijë që kanë iku.

U premtua ulje çmimi energjie dhe u rritë çmimi i energjisë. U premtua shqiptarëve që ulen taksat, u rritën taksat.

U premtuan që do të ulën çmimet e shportës, por u rritën çmimet të për të gjitha produktet”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se “fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd