Transmetuar më 04-02-2019, 18:49

Pas Prokurorisë së Durrësit ka reaguar edhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në lidhje me rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë, nga djem që studionin bashkë me të. CRCA Shqipëri i kërkon Kuvendit të Shqipërisë por edhe Prokurorisë të hetojnë thellë këtë çështje.

Sipas tyre, Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” t’i kërkojë Kuvendit krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor për të hetuar të gjitha veprimet ose mos-veprimet e institucioneve shtetërore si: Zyra Arsimore Kavajë, Komisariati i Policisë Kavajë, Bashkia Kavajë, për të parë nëse ato i kanë ushtruar ose jo detyrat e tyre institucionale, sipas kritereve të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë një hetim të plotë mbi ngjarjen, për të parë të gjitha veprimet dhe mos-veprimet e institucioneve përkatëse, si dhe duke vlerësuar faktet ajo duhet të marrë në konsideratë nëse janë kryer ose jo vepra të tjera penale si pornografia me fëmijë, etj.

Po ashtu edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të pezullojnë menjëherë të gjithë zyrtarët arsimorë, të të gjitha niveleve, që kanë patur djeni dhe që nuk kanë reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë, dhe denoncimin e tyre pranë organeve të zbatimit të ligjit;

Nga ana tjetër edhe, Policia e Shtetit të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me ngjarjen, nëse ka patur dijeni dhe nëse po, të jap shpjegime se pse nuk ka reaguar në kohë;

Në reagim sqarohet se, Bashkia Kavajë duhet të marr në mbrojtje të menjëhershme vajzën dhe familjen e saj, duke i ofruar atyre shërbimet e trajtimit të traumës afatshkurtër dhe afatgjatë; ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të ofrojë shërbim të specializuar dhe mbështetje psiko-sociale edhe për adoleshentët e dyshuar si autorë të kësaj vepre penale.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë adoleshentë, ndaj pavarësisht rolit, ata kanë nevojë për të marr trajtimin dhe kujdesin e duhur;

Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë një hetim të plotë mbi ngjarjen, për të parë të gjitha veprimet dhe mos-veprimet e institucioneve përkatëse, si dhe duke vlerësuar faktet ajo duhet të marrë në konsideratë nëse janë kryer ose jo vepra të tjera penale si pornografia me fëmijë, etj./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd