
Teknologjia është bërë një pjesë e jetës sonë nga e cila vështirë se mund të shkëputemi ndonjëherë. Pavarësisht rëndësisë së saj, ndonjëherë është e nevojshme të bëjmë pak pushim. “Teknologjia e sotme është krijuar për t’ju përthithur brenda asaj bote.
Çdo email, çdo klikim, çdo veprim është dizenjuar për t’ju mbajtur të lidhur gjithë kohës. Duhen bërë disa shkëputje në mënyrë që të rimerrni energjitë dhe të krijoni hapësirë për të menduarit kreativ dhe përfshirjen në jetën sociale,” ka thënë Melody J. Wilding.
Nëse doni të krijoni një balancë midis kohës që kaloni të përfshirë nga teknologjia dhe asaj që duhet të kaloni me miqtë apo familjen tuaj, këto janë disa mënyra të shëndetshme se si mund ta bëni këtë gjë.
Krijoni një mundësi alternative- Leximi i librave është një mundësi shumë e mirë shkëputjeje nga çdo lloj mjeti teknologjie. Po ashtu edhe ushtrimet fizike apo yoga.
Hiqni njoftimet- Hiqini njoftimet nga pajisjet teknologjike që ju lajmërojnë gjithë kohës se dikush ka postuar një shkrim apo një video të re.
Krijoni mundësi të tjera komunikimi- Nëse keni një mesazh për dikë, merreni në telefon në vend që të drejtoheni nga kompjuteri, apo nëse doni t’i shkruani dikujt më mirë flisni me të ballë për ballë.
Shmanguni përdorimit të celularit gjatë darkës- Në vend që ta kaloni kohën kur hani darkën duke parë celularin apo televizorin, kushtojini më shumë vëmendje të afërmve, pyetini se si e kaluan ditën apo si kaluan në punë.
Fikni gjithçka kur të shtriheni për të fjetur- Sipas një studimi të publikuar nga Proceedings of the national Academy of Sciences, përdorimi i pajisjeve teknologjike para gjumit, mund të shkaktojë ndërprerje të orarit të gjumit ose gjumë të parehatshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





