Transmetuar më 04-02-2019, 14:42

Një fëmijë vetëm 4 vjeç qëlloi me armë nënën e tij tetë muajsh shtatzënë. Gruaja u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por ende në jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të diele në shtetin amerikan të Washington.

Vogëlushi, e kishte gjetur pistoletën poshtë dyshekut, ku e kishte fshehur i ati.

Gruaja 27 vjeçe dhe babai i fëmijës, ishin duke parë televizor, kur djali gjeti armën dhe duke lozur qëlloi nënën.

Shtatzëna e plagosur u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Bazuar në ligjin e ri, të zotët e armëve edhe pse i kanë me leje, do të vihen nën akuzë, në rast se nuk i ruajnë në vende të sigurta. /a.y/noa.al