Transmetuar më 04-02-2019, 13:30
Silva Bino

Specialistja e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dalë në një komunikim sqarues për mediat, lidhur me tre të vdekur në vend, të cilët flitet se kanë ndërruar jetë prej gripit të derrit.

Ajo ka konfirmuar numrin e viktimave, duke saktësuar se dy raste janë konfirmuar për grip, ndërsa i treti po verifikohet.

“Dy raste janë të konfirmuara me grip dhe një rast tjetër që mendohet për grip, po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit. Pacientët kanë qenë të pa vaksinuar dhe kanë ndërruar jetë në Sanatorium”, u shpeh Bino.

Ajo sqaroi se dy javët e fundit ka pasur një shtim të ndjeshëm të rasteve me grip, ku vihen re me infeksion respiratore akute.

Megjithatë ajo deklaroi se, “Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit”.

Lidhur me viktimat tha se janë me moshë nga 40 deri në 60 vjeç, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /a.y/noa.al