Transmetuar më 04-02-2019, 09:07

E vënë përballë Edi Manushit në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, Adelina Ismaili u tregua pa doreza kur erdhi puna tek lidhja e saj e dashurisë me bashkëshortin, Val Krasniqi.

“Në fillim ka pasur shumë, shumë xhelozi sa që po bëhej problem”, është shprehur këngëtarja, duke shtuar se “edhe tani ka, por është në suazat normale”.

Adelina ka rrëfyer gjithashtu në “E diell”, se frika më e madhe e saj është lufta, dhe liria që ka në skenë e ka një çmim dhe se kur e imitojnë, i përkëdhelet egoja.

Lidhja e saj e fortë me nënën, Monën, i solli ndërmend Adelinës dhe këshillën e saj që e kujton sa herë bie moralisht: “E di që mundesh”.

Edhe pse këngëtarja shfaqet shumë energjike në skenë, kur vjen puna te djali, Uliksi apo ndryshe thembra e saj e Akilit ajo ka një merak: “Kur të rritet nuk dua të humbasë veten. Dhe kam frikë se kjo vjen nga natyra e tij për ti bërë të lumtur të gjithë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd