







Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi ka folur për herë të parë pas shpalljes në kërkim të bashkëshortit të saj, si i perfshire ne ngjarjen e rende te ndodhur ne ish-bllok.
Teksa ka qene e futuar ne emisionin “Thumb” në ABC News ajo nuk ka lënë pa komentuar edhe këtë pjesë për të cilën eshte folur e shkruar shumë nëpër media.
Bëhet fjalë per atentatin ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.
Pak kohë pas ngjarjes, policia njoftoi se ishte shpallur në kërkim bashkëshorti i Suadës, Eldi Dizdari, si i implikuar ne ngjarje.
“Kam bërë gabim që e kam bërë publik, pasi ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi diçka, pasi u përfol se ishte bashkëshorti im. U ndjeva shumë keq”, thotë ajo.
Në dosjen e Prokurorisë, të publikuar disa ditë më parë edhe nga gazeta “Panorama”, shpjegoheshin veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes.
Aty theksohej se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata.
Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij. Ndonëse nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Tashmë, burimet thonë se është identifikuar personi që drejtonte këtë automjet dhe është pikërisht biznesmeni Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





