
Majlinda Bregu, ka zhvilluar këtë fundjavë takime me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ajo ka zhvilluar takime me secilin prej tyre, duke nisur nga zv.ministri i Jashtëm me kompetenca ministri, Gent Cakaj, për të vijuar me atë të Financave Anila Denaj, të Infrastrukturës Belinda Balluku dhe atë të Arsimit Besa Shahini.
Ka qenë vetë Bregu ajo që ka publikuar fotografi nga takimet me ta.
“Takimet shqip, në Tiranë gjatë fundjavës. 2019 nuk është vetëm viti i sfidave, por mbi të gjitha, i rezultateve të prekshme për qytetarët në Ballkanin Perëndimor. Me ministrat përgjegjës për trade, investments, digitalagenda & mobilit”, shkruan Bregu. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd








