Transmetuar më 04-02-2019, 07:42




Klajdi Haruni është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit në media, sidomos për jetën private.
Mbrëmjen e kësaj të shtune Klajdi ndodhej në një club në Prishtinë ku është parë në shoqërinë e miqve dhe një vajze të panjohur për publikun.
Në fotot e publikuara nga ‘Blitz’, Klajdi shfaqet shumë i afërt me brunen bukuroshe.
Pas këtyre momenteve kanë nisur thashethemet se ajo është partnerja e këngëtarit.
Megjithatë prej vetë këngëtarit nuk ka asnjë reagim, çka mbetet për tu konfirmuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





