Transmetuar më 03-02-2019, 23:20

Policia e Shtetit ka prezantuar nismën më të re për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve nga ana e Rrugores.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Policia e Shtetit paralajmëron se do të publikohen rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve, vetëm e vetëm me qëllim sensibilizimin.

Sipas njoftimit, rastet janë evidentuar gjatë fundjavës nëpërmjet mënyrës së re të monitorimit dhe kontrollit të qarkullimit rrugor nga Policia Rrugore.

"Publikimi i rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve ka vetëm një qëllim: Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Rastet janë evidentuar gjatë fundjavës nëpërmjet mënyrës së re të monitorimit dhe kontrollit të qarkullimit rrugor nga Policia Rrugore", shkruhet në njoftim./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd