Transmetuar më 03-02-2019, 22:52

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Roshnik të Beratit është ndalur në projektin e qeverisë, rreth programit të 100 fshatrave.
Pas kësaj vizite ai ka ndarë një foto interesante.
Kjo, pasi ka parë nga afër përgatitjen e një pijeje shumë të dashur për shqiptarët, siç është rakia.
Rama ka paralajmëruar investime të reja në agroturizëm e trashëgimi kulturore
"Starton në Roshnik të Beratit agroturizmi i parë, një shembull konkret në kuadrin e Programit 100 FSHATRAT dhe ku do të vijojnë investime të tjera në agroturizëm e trashëgimi kulturore”, ishte mesazhi i Kryeministrit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





