Transmetuar më 03-02-2019, 19:40

Kryeministri Edi Rama e konsideron kryetarin e shtetit Ilir Meta njëkohësisht dhe si kryetar të vërtetë të opozitës duke e vlerësuar atë, ndonëse me doza ironie, si opozitar të vërtetë përballë qeverisë që ai drejton prej gjashtë vjetësh.

Rama reagoi në Twitter pasi Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë që të anulojë projektin e Unazës së Re.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata”, – thotë z.Rama, duke vazhduar:

“Por ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkroi Rama në rrjetin social. /noa.al/

Ndërtimi i Unazës së Madhe, Presidenti shprehet publikisht: Të anulohet projekti

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd