Transmetuar më 03-02-2019, 18:14

Zhgënjimi i studentëve me klasën politike është i dukshëm, aq sa edhe bindja që ky vend nuk bëhet.

Kjo u duk qartë edhe në diskutimin e studentëve të Shkodrës që vijojnë ngujimin me pedagogë të Universitetit.

E megjithatë, një student i Juridikut ndan bindjen se fati i këtij vendi është në duar të të rinjve dhe intelektualëve.

Sipas tij deputetët shqiptarë nuk bëjnë as për roje bilardoje.

"Personalisht kam kaluar në një pesimizëm kaq të madh sa unë e kam pranuar që në vit të parë bachelor  se në këtë vend nuk ka jetë, por po kryejë atë shkollë dhe të iki dhe unë ku kam familjarët e mi jashtë.Por ishte një ditë duke kaluar nga Parlamenti te Kryeministria, kur kam parë 30 mijë studentë, thashë: O Zot, Shqipëria bëhet dhe unë nuk largohem kurrë prej këtu. Vetëm përfaqësuesit tanë nuk duhet të jenë ata individë në parlament. As për roje bilardoje nuk bëjnë. Kemi në dorë të luftojmë kancerin që ka kapur shoqërinë tonë", ka thënë studenti.