
“Lufta” mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama ëshë zhvendosur edhe për një çështje tjetër.
Kreu i qeverisë ka sulmuar Presidentin, menjëherë pasi ky i fundit kërkoi anulimin e projektit për Unazën e Madhe.
Rama nuk ngurron ta quajë si drejtuesin më serioz të opozitës Presidentin.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan Rama në Tëitter.
Ndërkohë, Meta pretendon se për këtë projekt ka disa shkelje ligjore, ndërsa gjatë ditës takoi edhe banorët protestues. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





