Transmetuar më 03-02-2019, 11:50

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Fier, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "29 Nëntori" të qytetit, në apartamentin ku ku banonte familja e Dekim Aliajt.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin. Po ashtu raportohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





