Transmetuar më 03-02-2019, 11:27

Alesia Bami njihej si velina 19-vjeçare e “Stop”, e cila prej dy netësh nuk shfaqet më në ekran, pasi u pushua nga puna për disa arsye që u bënë të ditura dje nga “Tv Klan”.

Të ngacmuar nga deklarata e Alesias, se u largua nga puna pasi dha një interviste te “TCH”, burime nga “TV Klan” thanë për “Blitz”, se veç arsyes që përmendi Alesia në rrjetet sociale, shkak për heqjen e saj nga puna ishte mungesa e profesionalizmit:

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe të acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit.

Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje te dy drejtuesit e emisionit, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj”, citohet nga shkrimi i portalit në fjalë.

Por duket, se Alesia e ka mbledhur shpejt veten, duke bërë të tjera plane për veten. Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëron plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e ka shoqëruar me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”.

Ndjekësit kanë vërshuar me komente duke e komplimentuar dhe duke e motivuar që të mos mërzitet për humbjen e punës, pasi ka shumë punë të tjera për të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd