
Një përzierje e Aloe Vera-s me lëngun e limonit është një sukses i garantuar bukurie. Të dy ndihmojë në eliminimin e njollave të errëta të fytyrës, i japin asaj një shkëlqim të ri dhe, çka është më e rëndësishmja, ulin ndjeshëm shfaqjen e rrudhave.
Kjo përzierje ndihmon, gjithashtu, edhe për të shëruar puçrrat e shfaqura në fytyrë apo plagët e pakëndshme.
Kur përdoren në flokë, këta dy përbërës pastrojnë dhe ushqejnë skalpin, eliminojnë zbokthin deri në masën 100 %, inkurajojnë rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien.
Në këtë mënyrë do të siguroni flokë të bukur e me shkëlqim. Është një recetë e thjeshtë, shumë e dobishme dhe mjaft komode për ta praktikuar në shtëpi.
Si ta përgatisni një maskë me Aloe Vera dhe lëng limoni? Ndiqni hapat e mëposhtëm:
Nevojiten: 2 gjethe Aloe Vera, gjysma e një limoni.
1.Prisni dy gjethe të trasha Aloe Vera me një thikë të mprehtë.
2.Prisni edhe pjesën e dhëmbëzuar të gjetheve.
3.Prisni për së gjati gjethen e Aloe-s. Do të shihni xhelin e tejdukshëm brenda saj.
4.Vendoseni tulin prej xheli në një tas.
5.Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni.
6.Hidheni në blender xhelin Aloe Vera dhe lëngun e limonit
7.Përzjeni të gjithë masën përreth një minutë.
8.Hidheni të gjithë përzierjen në një enë dhe … filloni nga puna!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





