Transmetuar më 02-02-2019, 22:43

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku tre gra të moshës rreth 35-50 vjeçare kanë humbur jetën pas një shpërthimi në kuzhinën e një taverne në Kalamata.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se ka ndodhur nga shpërthimi i një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në një ditë feste në plazhin e Kalamatës ndërkohë në ambientet e tavernës kanë qenë të pranishëm dhe pronari i lokalit si dhe 5 klientë të cilët kanë arritur në kohë të largohen dhe të shpëtojnë.

8 zjarrfikës dhe 3 mjete janë përdorur për shuarjen e flakëve masive në tavernën e djegur të quajtur Dyonisis.

Autoritetet vendore po punojnë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit./a.k/noa.al/