Transmetuar më 02-02-2019, 20:03

32 persona të cilët dyshohet se trafikonin qenie njerëzore janë arrestuar gjatë ditës së sotme gjatë një megaoperacioni të Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur sot pasdite gjatë një konference për mediat nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veiu.

“Kemi finalizuar me sukses operacioni “Rruga e gabuar”, janë arrestuar  32 shtetas shqiptar mes tyre dhe një punonjës policie dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë”, tha Veliu.

Pas megaoperacionit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai e ka cilësuar aksionin si një goditje të fortë kundër krimit të organizuar

“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan Lleshaj./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd