Transmetuar më 02-02-2019, 10:17

Prej më se 11 vitesh, kjo grua çdo mëngjes, del nga shtëpia dhe drejtohet për në stacionin e Embankment, në Northen Line, të metrosë së Londrës.

Zbret shkallët lëvizëse, ulet në stol dhe dëgjon mesazhin e altorpalantit që thotë frazën “Mind the gap”.

Gruaja quhet Margaret McCollum dhe arsyeja që e shtyn që të përsëris të njëjtin veprim, është që të dëgjoj atë zë.

Kjo pasi ato fjalë u thanë nga i shoqi, në vitin e largët 1950. Oswald Laurence u nda nga jeta në vitin 2007, por nuk u largua kurrë nga zemra dhe mendimet e Margaret, e cila që nga ai vit e dëgjon çdo mëngjes zërin e tij, sërish dhe sërish.

“Ulem në stol dhe pres sa të kalojnë disa trena vetëm për ta dëgjuar. Zëri i tij është një ngushëllim i madh për mua. Ai nuk është larguar kurrë nga mendja dhe zemra ime”, thotë Margaret shkruan noa.al. Për këtë arsye regjisori Luke Flanagan, ka realizuar një film me metrazh të shkurtër për të treguar këtë histori. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd