Transmetuar më 02-02-2019, 09:09

Prej shumë e shumë vitesh në skenë, ajo ka rrëmbyer zemrat e një publiku të gjerë, i cili i qëndron besnik zërit të saj.

Por teksa tashmë vitet kanë kaluar dhe ajo është një këngëtare dhe familjare e plotësuar, nostalgjia ka bërë të vetën, duke u përhumbur mes albumeve fotografike.

Kështu këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi të saj, kur ishte fare e vogël.

“5 vjeç… Pak më e vogël se kaq kam qenë, kur ja kam nis me këndu”, shkruan ajo.

A e dalluat se për cilën bëhet fjalë? Me një model flokësh thuajse të ngjashëm dhe sot, bëhet fjalë për Irma Libohovën, e cila vijon të ruajë të njëjtat tipare. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd