Transmetuar më 01-02-2019, 22:16

Një foshnjë e porsalindur është gjendur e braktisur në park, në temperatura të ftohta.

Sapo e kanë vënë re në një zonë të Londrës, disa policë e kanë marrë të voglën dhe e kanë transportuar në spital.

Autoritetet thonë se nëna e foshnjës mund të ketë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor pas lindjes.

Fëmija u gjet në parkun në Newham rreth orës lokale 10:15 të enjten, pasi policia mori informacione për fëmijën e braktisur.

Temperaturat në zonë ishin -1.1 gradë celsius, në kohën kur u gjet vajza.

Ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje nënës të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

"Ne jemi të shqetësuar për gjendjen tuaj, ndaj ju bëjmë thirrje të kontaktoi me policinë ose të shkoni në spital," ju drejtua nënës Shane Clarke, një inspektor i Policisë Metropolitane.

Për fat të mirë fëmija gëzon shëndet të mirë. /k.k/noa.al/