Transmetuar më 01-02-2019, 20:30

Një person ka mbetur viktimë në një aksident tragjik, mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ndodhi në Krumë të Hasit, ndërsa viktimë mbeti i moshuari 74-vjeçar me inicialet R.D.
Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” e cila drejtohej nga shtetasi me inicialet A.A.
I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





