Transmetuar më 01-02-2019, 19:26

Dy persona të shallur në kërkim për vjedhje janë arrestuar sot nga policia e Gjirkastrës.

Të prangosurit janë, Fatjon Gjojdeshi dhe Ardit Lifti.

Prej kohësh ata i ishin shmangur policisë por janë arrestuar pas informacioneve për vendodhjen e tyre.

Të dy shtetasit e mësipërm janë dënuar në mungesë me dy vjet burg nga Gjykata e Gjirokastrës.

Mësohet se ata akuzohen për disa ngjarje në zonën e qytetit jugor.

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë më të cilët ata bashkëpunonin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd