
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkuar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Adnan Kosova.
Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme kaloi procesin e vettingut më 20 dhjetor të vitit të shkuar.
Vendimi u është përcjellë Komisionerëve Publikë më 30 janar, ndërsa sot OMN rekomandon ankimin e vendimit pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
"Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit", thuhet në njoftim.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në seancën para KPK-së me trupë gjyqësore të kryesuar nga relatorja Xhensila Pine, Kosova është paraqitur vetë pa avokat.
Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit. Po ashtu në drejtim të tij kishte dy denoncime nga publiku me objekt denoncimi aftësitë profesionale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





