Transmetuar më 01-02-2019, 16:28

Një nënë ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj të rrjetit social Instagram të gjithë muajt e shtatzënisë. Maria Nordø Jørstad nga Kopenhagen, Danimarkë, u bë nënë e trinjakëve, Iben, Filip dhe Agnes në 12 Shtator.

Ajo u bë e famshme, pasi postonte foto sesi ndyshonte barku i saj gjatë gjithë shtatzënisë.

Por, 33-vjeçarja nuk u ndal me kaq. Ajo ka postuar foto pas lindjes së fëmijëve të saj, për të treguar se çfarë ndodh me trupin e një nëne dhe sesi ndryshojnë linjat.

Barku i saj 4 javë pas lindjes së trinjakëve. Ajo tha, se është interesante për të treguar barkun pas lindjes, pasi nuk ka shumë femra që postojnë foto.

“Kam akoma një bark të varur, dhe jam pak e befasuar që nuk kam pësuar ansjë përmirësim, por më duhet ta pranoj këtë”, tha ajo për Daily Mail.

Sikurse duket edhe nga foto, barku i saj ka mbetur shumë i madh pas lindjes të trinjakëve, por ajo nuk e ka pasur aspak problem të shpërndajë foto në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd