Transmetuar më 01-02-2019, 14:44
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim, pasi rezultonte i dënuar me katër vite burg, është vënë në prangat e policisë.

Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë, u arrestua këtë të premte nga policia e Lezhës.

Ai është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër më 11 prill 2018, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 55-vjeçari ka ndodhur në gusht të vitit 2015.

Më konkretisht në parcelën në pronësi të Rregjit, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd