Transmetuar më 01-02-2019, 13:51
Joshua Gould

Një pedofil u dënua me 10 vite burg, për tentativë përdhunimi ndaj një vogëlushi vetëm 18 muajsh, por dhe sepse kishte koleksionuar 1300 fotografi abuzimesh seksuale me një qen.

Të pakënaqur familjet e viktimave, e cilësuan shumë të ulët dënimin, në raport me dëmin e shkaktuar ndaj fëmijëve. 23-vjeçari anglez Joshua Gould, nga Essex, pranoi se diçka nuk shkonte me të, teksa pohoi se ndjente kënaqësi kur shihte imazhet.

Në video, shiheshin pamjet ku tentonte të përdhunonte foshnjën 18 muajsh, ndërsa në një tjetër ku iu tregonte pjesët e tij intime disa fëmijëve, duke lozur kukafshehthi.

Prindërit e të miturve, u detyruan që të shihnin pjesë nga filmimet, në mënyrë që të mund ta identifikonin. Në laptopin dhe celularin e tij u gjetën me qindra pamje ku Gould, shihej në poza komprometuese, me fëmijë dhe kafshë, shkruan noa.al.

Avokati i tij, Mark Savage, deklaroi se, “E urren veten për atë që ka bërë”.

Edhe pas shlyerjes së dhjetë viteve dënim, Gould i cili u shpall fajtor në 30 janar, do të bëjë edhe tetë vite punë të detyruar. /a.y/noa.al