
Një djalë i ri shqiptar i moshës 22-vjeçare është vënë në prangat e policisë greke, pas shantazhit që i ka bërë një vajze 14 vjeçe.
Shqiptari e kërcënonte të miturën greke se nëse nuk shkonte në shtrat me të, do ti publikonte fotografi dhe video ku ajo shfaqej e zhveshur.
Ngjarja vjen nga zona e Messini, ku e mitura greke e kishte njohur shqiptarin nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku në bisedë mes tyre kishin shkëmbyer edhe fotografi intime.
Kështu shqiptari nisi të bëhej i fiksuar pas vajzës greke, duke i kërkuar raporte intime vazhdimisht.
Por përballë refuzimeve të saj, shqiptari e shantazhonte, duke i thënë se do i publikonte fotografitë ku shfaqej e zhveshur.
Në këto kushte e mitura bashkë me nënën bën denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e 22-vjeçarit shqiptar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





