Transmetuar më 01-02-2019, 08:41

Një fëmijë vetëm 11 muajsh, ka humbur jetën i karbonizuar, pasi u hodh në sobën e zjarrit nga gjyshërit e tij.

Viktima është Maxim Sagalakov, ndërsa krimi i rëndë vjen nga zona e Khakassia, në Rusi.

Nëna e fëmijës, Viktoria 21 vjeç, këtë të martë ia kishte lënë djalin prindërve dhe kishte dalë, por në kthim e gjeti të vdekur.

Nga hetimet e policisë dyshohet se gjyshërit ishin të dehur dhe nuk kishin duruar dot të qarat e fëmijës, shkruan noa.al.

Dy bashkëshortët u arrestuan nga policia, ndërkohë që rrezikojnë burgimin e përjetshëm.

Viktoria e shfryu dhimbjen në rrjetet sociale, duke shkruar, “Prehu në paqe djali im i dashur. Dhimbja ime nuk ka të pushuar. Si do mund të jetoj unë pa ty? Nuk do mund të të përqafoj më, kam vetëm një fotografi tënden, ku ti buzëqesh. Më mungon shumë. Eja më tako qoftë edhe për një sekondë, eja në ëndrrat e mia. E di që tani shikon gjithçka, je një engjëll që ke fluturuar në qiell”. /a.y/noa.al