




Një mësuese në Dakotën e Veriut në SHBA, është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i punës pasi një nga nxënësit e saj e ka denoncuar. Mësuesja 22 vjecare akuzohet nga nxënësi se i ka dërguar atij foto topless.
17 vjecari ka thënë se Kelsie Schmidt i ka dërguar atij foto ku shfaqet e zhveshur, madje sipas tij i ka kërkuar edhe të bëhej pjesë e një grupi për lojëra erotike.
Mësuesja e re ka qenë e diplomuar në një nga kolegjet private katolike. Ajo paguhej 8400 dollarë për semestër, por pas këtij denoncimi të nxënësit adoleshent ajo është e detyruar të japë dorëheqjen nga akuzat e 17 vjeçarit.
Ndaj mësueses kanë nisur hetimet, madje ajo mund të përfundojë në burg nëse gjithcka vërtetohet dhe del e vërtetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





