Transmetuar më 31-01-2019, 18:37

Nuk kisha para për abort, prandaj edhe i vrava fëmijët binjakë.

Kështu ka deklaruar një nënë e re 23-vjeçare që vrau fëmijët e saj binjakë sapo ata erdhën në jetë.

E reja nga Serbia e cila jeton në Zvicër, ka dëshmuar para gjykatës se pasi ishte braktisur nga i dashuri i saj kur kishte mësuar për shtatzëninë, ajo ishte munduar që ta çonte deri në fund këtë barrë pasi sipas saj nuk kishte para për abort, dhe kishte punuar deri në muajin e shtatë.

NINTCHDBPICT000465623848

Por ditën kur asaj i kishin filluar kontraktimet, dhe ishte në pritje të dy djemve binjakë, në pamundësi për të shkuar në spital, ajo ka hapur një video në youtube për të parë sesi lindej, e më pas është futur në një vaskë me ujë.

Pasi ka lindur djalin e parë, ajo ka treguar se ai nuk ka qarë dhe nuk ka lëvizur.

Më pas mori vendimin ekstrem për ta goditur disa herë.

NINTCHDBPICT000465623858

Ndërsa foshnjën e dytë pasi e ka lindur e ka mbështjellë me një batanije dhe e ka lënë disa orë vetëm, duke i shkakuar vdekjen për shkak të neglizhencës.

Ajo është dënuar me 1 vit burg, ndërsa prokurori kërkoi 8 vite. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd