Transmetuar më 31-01-2019, 15:06

Sezonin e kaluar, moderatorja Arjola Shehu ka drejtuar emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan.

Pas një pause në ekran ajo ka vendosur të drejtojë një spektakël, i cili do të rikthehet pas shumë vitesh.

Bëhet fjalë pikërisht për “Netët e klipit shqiptar”, i cili transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur, Arjola nëpërmjet një postimi që ka bërë pak më parë në Instagram.

“Sa shumë kam dashur ta ndaj me ju këtë lajm. Erdhi momenti! Rikthehet Festivali “Netët e Klipit Shqiptar”, edicioni i 16-të.

Petri, jam e lumtur që ma besove mua këtë projekt të rëndësishëm”, shkruan Arjola përbri një foto ku shfaqet me Petri Bozo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd