Transmetuar më 31-01-2019, 13:58

Mbrëmja e të mërkurës që lamë pas na ktheu pas në retrospektivë, në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun në Top Channel.

Robert Radoja, Suzana Turku, Keti Gjonçaj, Irma Libohova, Myfarete Laze e të tjerë u mblodhën mbrëmjen e kaluar për të folur e për të kujtuar këngët e bukura të fëmijërisë.

Teksa po bisedonte me moderatoren dhe autoren, Irma ka treguar edhe një detaj që nuk e paskemi ditur.

“Unë di që ti ke pasur shumë pseudonime kur ishe e vogël… micka!”, – u shpreh Jonida,  e pasur nga një pohim nga Irma.

“Po kam pasur!”, – u shpreh Irma. “Çerr, cindër… çerr më ka thënë Luan Zhegu se isha e vogël. Kurse babi më thoshte bërthac. Po i shkuan shtatit tim që nuk u rrit kurrë!”

Që Irma do kishte kështu pseudonimesh nuk na e kishte marrë kurrë mendja!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd