
Të dhënat po ngarkohen...

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi sot kryeministrit që të japë dorëheqjen dhe vendit t’i hapet rruga për zgjedhje të parakohshme parlamentare përmes një qeverie kalimtare.
Në fjalën e tij në Kuvend, z.Basha kërcënoi Edi Ramën se do të largohet nga posti në mënyra të tjera nëse nuk zgjedh ta bëjë atë vullnetarisht.
"Ty të parin (i drejtohet Ramës) do të shkulim nga ajo karrige dhe nuk do ketë … as lobist e propagandist të të shpëtojë lëkurën! Ndaj zbrit që andej para se të të shkulim nga ajo karrige", – tha z.Basha.
Pas akuzave të Bashës, z.Rama nuk dha ndonjë koment.
/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
