Transmetuar më 31-01-2019, 12:02

Foto ilustruese
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme, me pasojë plagosjen e një burri dhe një gruaje.
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, te kryqëzimi i Gjocajve, Peqin, mjeti tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi që drejtonte mjetit tip “Benz” si dhe bashkëshortja e tij.
Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





