Transmetuar më 31-01-2019, 12:12
Pamje nga vendi i aksidentit

Kreshnik Lilaj, aktualisht drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, është autori i aksidentit të frikshëm mbrëmjen e së mërkurës në Rrugës Transballkanike në Vlorë, njoftoi policia.

Sipas saj ai po qarkullonte me shpejtësi rreth 230 km në orë në gjendje të dehur. Policia ka prerë tashmë një fletë arresti ndaj tij.

Gjatë aksidentit Lilaj ka dëmtuar të paktën 11 makina.

Aksidenti ndodhi është në rrugën Transballkanike, kur automjeti tip “Benz” me targa AA 272 RB doli nga rruga duke përfunduar në “fluturim”.

Mjeti ka përplasur edhe 11 makina të tjera, duke shkaktuar një aksident masiv.

Si pasojë, drejtuesi i makinës tip “Benz” ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pamjet të cilit mund ti shihni në videon më poshtë.

Mund të dëgjoni zhurmën e frenave dhe mund të shihni rrotullimin që bën makina e aksidentuar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd